Shërbimet Tona

SHËRBIMET TONA

PROJEKTIM

Kompania jonë ofron shërbimet e saj në këto fusha të studimit dhe projektimit në ndërtim:

  • Studime pjesore urbanistike
  • Projektime të objekteve ndërtimore (civile/industriale/turistike)
  • Projektim Arkitektonik
  • Projektim interieri
  • Projektim/llogaritje Konstruktive
  • Projektim të instalimeve hidrosanitare/mekanike/ elektrike etj.
  • Projektime Infrastrukturore

MBIKQYRJE & KOLAUDIM PUNIMESH NDËRTIMI

Kompania jonë ofron shërbimet e saj në këto fusha të mbikëqyrjes dhe kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim:

  • Ndërtime si dhe rikonstruksione civile, industriale, bujqësore dhe turistike të çdo lloji madhësie dhe vështirësie
  • Rrugë si dhe shtresa rrugore,sistemime, asfaltime,sinjalistike rrugore, vepra arti të infrastrukturës etj.
  • Ndërtimi i ujësjellësave dhe kanalizimeve të jashtme dhe urbane,impiante vaditës etj.

ASISTENCË NË PËRGATITJEN E DOKUMENTACIONIT PËR LEJE ZHVILLIMORE/NDËRTIMORE

Asistencë në përgatitjen e aplikimit për ndërhyrjet që kërkojnë të pajisen me leje ndërtimi/Leje zhvillimi apo për punimet me deklaratë paraprake

HARTIM PREVENTIVASH

**Përcaktimi i përafërt i shpenzimeve, është baza për çdo planifikim financiar në fushën e ndërtimit.
Kompania jonë ofron:

  • Hartimin e preventivave paraprake, bazuar në gjetjet e projektimit paraprak, llogaritjet sasiore, informacionin shpjegues, lidhur me faktorët e projektimit, proceset dhe kushtet, duke përfshirë informacion mbi truallin e ndërtimit, si dhe lidhjen me infrastrukturën përreth.
  • Llogaritje e kostove përfundimtare, bazuar në vizatimet e rishikuara të projektit, vizatime të detajuara të planeve tip, si dhe llogaritjet sasiore dhe shpjegimet përkatëse për llogaritjen dhe vlerësimin e kostos.

VLERËSIM TË PASURIVE TË PALUAJTSHME

Vlerësimi i pronës është një përllogaritje e vlerës së pronës sipas të dhënave të caktuara, e përcaktuar nga një vlerësues profesionist i kualifikuar apo nga një vlerësues pronash.
Pse duhet bërë Vlerësimi?

  • Për Sigurim të pronës
  • Për qëllime të marrjes së një kredie nga një institucion financiar
  • Për Shitje-blerje
  • Për Qiradhënie-qiramarrje
  • Për Vlerësim biznesi etj.

EKSPERTIZA TEKNIKO-LIGJORE

Ekspertiza tekniko ligjore përcakton nivelin e përputhshmërisë së objektit me kushtet teknike te projektimit dhe zbatimit si dhe me legjislacionin në fuqi.

KONSULENCË NË PROCEDURAT E PROKURIMIT

  • Hartimi i dokumentacionit për tender në pajtim me legjislacionin në fuqi (për Autoritetet Kontraktore)
  • Asistencë në përgatitjen e aplikimit në procedura tenderimi (për Operatorët Ekonomikë)

PËRPUNIME CAD/GRAFIKE/RENDERIZIME

Ofrojmë përpunime të ndryshme Grafike/modelim në AutoCAD, 3DsMax Design, Adobe Photoshop, Adobe Illustrator etj.

RILEVIME

  • Planimetri të gjendjeve ekzistuese të objekteve ndërtimore
  • Rilevime topografike etj