Rekrutime

Posti : Asistent Inxhinier ndertimi (konstruktor)

Shkarko dokumentin e pozicionit te punes

-Aftësitë e kërkuara

Njohuritë Profesionale dhe kompjuterike:

  • Njohje e mirë e kushteve teknike të projektimit (shqiptare dhe europiane)
  • Njohje e mirë e programeve llogaritëse ( SAP, ETABS, TOWER, Robot™
    Structural Analysis etj.)
  • Njohje shumë e mirë e programeve të paketës MsOffice
  • Njohje shumë e mirë e Programeve të përpunimit – AutoCAD, (njohja e programeve të tjera si Revit Structure ose AutoCAD Structural Detailing përbën avantazh)

Aftësitë ndërpersonale:

  • Të jetë i/e aftë të japë zgjidhje dhe të punojë në mënyrë të pavarur në lidhje me
    problemet konstruktive gjatë projektimit apo zbatimit në terren.
  • Të jetë i/e aftë t’i përmbahet afateve
  • Të jetë i/e orientuar drejt rezultateve
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup
  • Të ketë komunikim dhe sjellje etike
  • Të jetë i/e gatshëm për trajnim në programe të ndryshme

 

-Përshkrimi i punës

Detyrat në studio:

  • Projektim konstruktiv ( strukturat b/a, metalike, druri)
    Që nga faza e zgjidhjes konceptuale, modelimi në programet llogaritëse deri në përgatitjen e vizatimeve të detajuara të projekt zbatimit.
  • Përpunim CAD
  • Hartimi i Relacioneve dhe Specifikimeve teknike
  • Hartimi i preventivave
  • Hartimi i librezave të masave (sipas projektit dhe faktit)
  • Hartimi i Dosjes Tekniko/ligjore te objekteve

Detyrat në terren:

  • Të mbikqyrë zbatimin e projektit në terren
  • Rilevimi i objekteve

Përvoja në Punë :

  • Minimalisht dy vjet përvojë në projektim/zbatim

Dokumentacioni për Aplikim

  • Diplome/Licensë+Listë Notash
  • CV me Fotografi (me listë objektesh që ka projektuar invidualisht ose në grup)
  • Letër motivimi
  • Çertifikata të trajnimeve ose specializimeve pasuniversitare (nëse ka)
  • Letra Reference

Aplikimi

  • Afati i fundit për paraqitjen e interesit: 14 Prill 2018
  • Aplikimet të dërgohen në adresën: info@tower.al
  • Në subjekt të shënohet: Aplikim për postin asistent konstruktor

Vlerësojmë interesin tuaj për të punuar sëbashku

***Të interesuarit që i kanë dërguar tashmë të dhënat e tyre në një distancë kohore mbi 3 muaj, mund të riaplikojnë në adresën e mësipërme

 

Posti: Asistent Arkitekt

Shkarko dokumentin e pozicionit te punes

-Aftësitë e kërkuara:

Njohuritë Profesionale dhe kompjuterike:

  • Njohje e mirë e kushteve teknike të projektimit
  • Njohje shumë e mirë e programeve të paketës MsOffice
  • Njohje shumë e mirë e Programeve të përpunimit CAD dhe vizualizimit
    (Përbën avantazh përdorimi i programit Revit)

Aftësitë ndërpersonale:

  • Të jetë i/e aftë të japë zgjidhje dhe të punojë në mënyrë të pavarur në lidhje me problemet arkitektonike gjatë projektimit apo zbatimit në terren.
  • Të jetë i/e aftë t’i përmbahet afateve
  • Të jetë i/e orientuar drejt rezultateve
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup
  • Të ketë komunikim dhe sjellje etike
  • Të jetë i/e gatshëm për trajnim në programe të ndryshme

 

-Përshkrimi i punës

Detyrat në studio:

  • Asistencë në ndjekjen dhe menaxhimin e projekteve
  • Asistencë në mbikëqyrjen e zbatimit të projektit
  • Projektim arkitektonik/Projektim interieresh
    Që nga faza e zgjidhjes konceptuale, modelimi në programet e vizualizimit deri në përgatitjen e vizatimeve të detajuara të projekt zbatimit.
  • Përpunim CAD
  • Hartimi i Relacioneve dhe Specifikimeve teknike, Preventivit, librit të masave
  • Plotësimi dhe mirëmbajtja e Dosjes Tekniko/ligjore te objekteve
  • Plotësim i aplikimeve për leje zhvillimi/ndërtimi

Detyrat në terren:

  • Të mbikqyrë zbatimin e projektit në terren
  • Rilevimi i objekteve

Përvoja në Punë :

  • Minimalisht një-dy vjet përvojë në projektim

Dokumentacioni për Aplikim :

  • Diplome/Licensë+Listë Notash
  • CV me Fotografi (me listë objektesh që ka projektuar invidualisht ose në grup)
  • Letër motivimi
  • Çertifikata të trajnimeve ose specializimeve pasuniversitare (nëse ka)
  • Letra Reference

Aplikimi

  • Afati i fundit për paraqitjen e interesit: 14 Prill 2018
  • Aplikimet të dërgohen në adresën: info@tower.al
  • Në subjekt të shënohet: Aplikim për postin asistent arkitekt

Vlerësojmë interesin tuaj për të punuar sëbashku

***Të interesuarit që i kanë dërguar tashmë të dhënat e tyre në një distancë kohore mbi 3 muaj, mund të riaplikojnë në adresën e mësipërme